Lajmi i fundit

Durrës: Trevjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni i katit të shtatë, është në gjendje të rëndë

Një vajzë trevjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të shtatë të një ndërtese në Durrës,

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në momentin e rrëzimit, vajza ishte me prindërit e saj, shkruan Euronews.al.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, trevjeçare po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare”.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

BONUS VIDEO| Në Kosovë ka nisur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”