Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka vizituar Komunën e Obiliqit, ku është pritur nga kryetari i ri, Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij.
Përmes një postimi, Durmishi theksoi se Obiliqi është një komunë që ka nevojë për investime të shumta dhe se Qeveria e Kosovës do ta ketë në fokus mbështetjen për zhvillimin e saj. Ai e siguroi kryetarin Thaçi për përkrahjen institucionale të Qeverisë, si dhe për angazhimin e tij personal në këtë drejtim.
“Obiliqi le të bëhet gati për investime të reja, të cilat do të rrisin mirëqenien dhe do të forcojnë lidhjet mes qytetarëve,” ka deklaruar Durmishi.
Në fund, ministri në detyrë i uroi suksese kryetarit të ri të Obiliqit në mandatin e tij, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërinstitucional do të sjellë projekte konkrete në dobi të qytetarëve.
Hysen Durmishi është gjithashtu kandidat me numrin 24 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme.







