Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj ka shënuar një supergol në sfidën e sotme ndaj Larissas në elitën e futbollit grek.

22 vjeçari, që mbron ngjyrat e Panioniosit, shënoi një gol të bukur në fund të takimit me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

Megjithatë goli i tij ishte i pamjaftueshëm që skuadra e tij të marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Larissa, e cila arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 2.

https://www.youtube.com/watch?v=J-mRFGZo2LA