Duke festuar Vitin e Ri në terasën e shtëpisë, një person plagoset nga një plumb qorr në Ferizaj

Policia ka njoftuar se mbrëmë pas orës 12 të natës, kur është shënuar ndërrimi i moteve, një person është plagosur nga një plumb qorr në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se rreth orës 00:10 nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr.

Pas ndihmës mjekësore,viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore.

Rasti nën hetime nga njësitet policore.