2-1

Dukagjini shënon fitore ndaj Flamurtarit, bën hapin e madh drejt Superligës

Dukagjini ka triumfuar ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu vendin në barazh për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Dukagjini dhe Flamurtari kanë mbyllur edicionin 2020/21 në pozitat e dyta të grupit A, respektivisht grupit B në Ligën e Parë dhe rrjedhimisht do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese, se cila nga këto dy skuadra do të luaj në ndeshjen e barazhit për Superligë.

Të dy këto skuadra u larguan nga Superliga edicionin e kaluar, mirëpo u mobilizuan shpejtë dhe kërkuan përgjatë gjithë këtij edicioni kalendarik rikthimin në elitë.

Dukagjini do të ndeshet me skuadrën e cila pozicionohet në pozitën e tetë të renditjes finale në Superligë.