Skuadra e Dukagjinit po i vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Klinasit po stërvitin në Antalia të Turqisë, ndërsa sot e kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore.

Ekipi i Armend Dallkut u përball me skuadrën ukrainase Obolon nga e cila pësoi humbje me rezultat të thellë 4:1. /Ballkani.info