Dukagjini

Dukagjini përforcohet më dy futbollistë

Skuadra e Dukagjinit ka përforcuar radhët e veta duke angazhuar dy futbollistë nga Shkupi.

Lajmi është dhënë nga vet skuadra e Dukagjinit përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Ballkani.info.

Umërfaruk Sulejmani dhe Besmir Daci do të jenë anëtarët e rinj të skuadrës nga Klina të cilët pritet ta ndihmojnë ekipin e Armend Dallkut në stinorin pranveror ku e pret një punë shumë e madhe.

Postimi i KF Dukagjinit:

Klubi jonë përforcohet me dy futbollistët te rinj ne moshë, por shumë përspektiv.

Umërfaruk Sulejmani dhe Besmir Daci bashkohen me skuadrën tonë nga skuadra e Shkupit. Sulejmani shtatëdhjetë vjeçar, mesfushor qendror dhe Daci nëntëmbëdhjetë vjeçar, mbrojtës i krahut të djathtë kanë luajtur për skuadrën e Shkupit, ndërkaq janë bashkuar me skuadrën tonë ku dhe janë duke i kryer përgatitjet në Antalya të Turqisë.

Ne ju urojme mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë në sezonin pranveror. /Ballkani.info