Superliga

Dukagjini për vazhdimësi, Llapi për tu rikthyer te fitoret – formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Do të jetë një duel i zjarrtë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, pasi dy skuadrat duan fitoren.

Klinasit në këtë takim vijnë pas fitores së madhe 3-4 në udhëtim te Malisheva dhe kërkojnë të vazhdojnë me fitore edhe në këtë duel.

Në anën tjetër Llapi vije pas disfatës nga Drita dhe synon që të rikthehet te rezultatet pozitive.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Basri, Hugo, Pllana, Neziri, Feka, Morina, Çyrbja, Marclei, Mërlaku.

Llapi: Avdyli, Selimi, Bekteshi, Jashari, Bytyqi, Namani, Ramadani, Krasniqi, Ahmeti, Veliu, Hyseni.