Dukagjini në epërsi ndaj Llapit në finalen e Kupës, shënon Merlaku

Altin Merlaku ia ka dhënë epërsinë Dukagjinit në finale të Kupës së Kosovës.

Merlaku shënoi në minutën e 113-të për rezultatin 1:0 përballë Llapit. Merlaku kaloi disa mbrojtës të Llapit e më pas edhe portierin për të shënuar në portën e zbrazët.