Skuadra nga Superliga e Kosovës, Dukagjini ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësore ndaj Krumovgradit.

Kjo ishte miqësorja e fundit e klubit kosovar në Turqi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari, Etienne Tare.

Me këtë fitore, Dukagjini i mbyll fazën përgatitore në Turqi dhe tani do të kthehen në Klinë për të vazhduar me stërvitje para fillimit të gjysmë-sezonit në Superligë.