Dukagjin Lipa: Qëllimi i ‘Sunny Hill’ është promovimi i Kosovës dhe artistëve tanë

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Edhe sivjet në parkun e Germisë, do të mbahet festivali ‘Sunny Hill’ i cili ka mbledhur emra të mëdhenj botëror për t’i njohur me Kosovën dhe publikun e mahnitshëm shqiptar.

Gjatë një konference për media, Dukagjin Lipa foli sot lidhur me organizimin e sivjetmë se tregoj se qëllimi vazhdon të jetë i njëjti, pra promovimi i Kosovës nëpërmjet festivalit ‘Sunny Hill’ dhe prurja e artistëve që janë në krye të top listave botërore.

“Qëllimi gjithmonë i festivalit është promovimi i vendit tonë, promovimi i artistëve tonë. Mundesia e ndarjes se platformës së Sunny Hill festival me artista shumë të mëdhenj botëror”, tha ndër të tjera Lipa i cili shtoj se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe do të vazhdojnë punën që në pesë vitet e ardhshme ‘Sunny Hill’ të vijë edhe si festival 4 ose ndoshta edhe 5 ditor.

loading…