FSHF

Duka uron një vit edhe më të suksesshëm për Kombëtaren e Shqipërisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar për Kombëtaren kuqezi një vit të suksesshëm 2024, ku djemtë me në krye trajnerin Sylvinho, do të kenë një sfidë të vështirë në Euro 2024, si pjesë e grupit të ferrit.

Përmes falënderimeve për të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, Presidenti Duka e konsideron vitin 2023 si një nga më të suksesshmit, teksa numëron edhe arritjet e mëdha të futbollit gjatë këtij viti.

Në video-mesazhin e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përmend kualifikimin e Kombëtares shqiptare në EURO 2024 si suksesin më të madh të Shqipërisë së futbollit, si edhe votëbesimin e UEFA-s për FSHF-në, për të organizuar në vitin 2025 finalet e Kampionatit Evropian U-17.

Mesazhi i plotë i Dukës

“Sot, duke qenë dita e fundit e vitit 2023, gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për rezultatet e futbollit shqiptar gjatë këtij viti. Vërtetë viti 2023 mund të konsiderohet një nga vitet më të suksesshme dhe me më shumë ngjarje historike për futbollin shqiptar.

Kemi shënuar një rritje rekord të numrit të futbollistëve gjatë këtij viti, rreth 2 mijë të rinj që i janë bashkuar lojës tonë. Kemi investuar dhe ndryshuar infrastrukturën në vend me disa projekte në bashkëpunim me pushtetet vendore dhe me qeverinë e Shqipërisë.

Gjatë këtij viti kemi organizuar shumë aktivitete, kemi organizuar në mënyrë perfekte dhe me sukses garat kombëtare. I kemi shtuar ato, jo vetëm në futbollin profesionist, por edhe në futbollin amator. Pa dyshim edhe kampionatet e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.