Duka sulmon tifozët: Vijnë për Ronaldon dhe Mbappen, jo për Kombëtaren

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka folur për ndeshjen Shqipëri – Andorrë duka u shprehur totalisht i pakënaqur me pjesmarrjen e dobët në shkallët e stadiumit.

Në intervistën e tij për RTSH, Duka është shprehur se tifozët po vijnë në stadium për të parë kundërshtarët e jo kombëtaren:

“Tifozët kanë harruar që kemi një ndeshje më të rëndësishme me Andorrën sot dhe ndaj nuk ka shumë njerëz. Është një ndeshje si gjithë të tjerat, gjitha ekipet luajnë mirë. E kemi pritur datën 17 dhe e presim edhe këtë datë sepse çunat na kanë bërë të besojmë në rezultat pozitiv.”

“Nuk më intereson asgjë tjetër. Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të ishte plotë dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhej më shumë. Duhet mbështetur nëse ka punë të rëndësishme, por duket se sot kanë pasur.”

“Nuk besoj se ndikon largësia. Komoditeti në Elbasan apo Shkodër është fantastik, por fatkeqësisht, tifozëria jonë, jo ultrasit, nuk vijnë për të parë ekipin, por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbappe apo Ronaldon. Tifozët e vërtetë duhet të vijnë për të parë kombëtaren” tha Duka.

loading…