Kreu i FSHF-së

Duka rikandidon në UEFA, për anëtar në Komunitetin Ekzekutiv

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet që do të mbahen në shkurt të 2019-ës për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.

Me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i FSHF ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-së të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat europiane.

Duka ka kandiduar edhe më parë për të qenë pjesë e këtij Komiteti, saktësisht në vitin 2017, duke marrë 22 vota nga 55. Numri një i FSHF-së doli i 9-ti, duke mos arritur për shumë pak vota që të futej në bordin drejtues.

Postimi i plotë i Dukës në Facebook.

Miqtë e mi!
Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.
Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian.