Presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht Zv.presidenti i UEFA-së, Armand Duka ka qenë i pranishëm në mbledhjen e UEFA-së.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u morën vendime të rëndësishme për futbollin kontinental në përgjithësi dhe futbollin e vajzave në veçanti.
Gjatë mbledhjes u vendos rritja e shpërblimeve për UEFA Women’s EURO 2025 në 41 milionë euro, 156 % më tepër se në vitin 2022. Gjithashtu tani ka një emër edhe kompeticioni i dytë i klubeve për vajza: UEFA Women’s Europa Cup.
Mbledhja e KE ishte e rëndësishme edhe për finalet e Nations League, UEFA Supercup dhe UEFA Futsal Champions League
Nations League zhvillohet në Itali ose Gjermani, në varësi të rezultatit mes dy Kombëtareve.
UEFA Supercup në Udine, Itali, më 13 gusht.
UEFA Futsal Champions League, në Le Mans, Francë.







