LVV

Dugolli i druhet një sulmi të ri në veri: Rigrupimi i terroristëve në Serbi mbetet kërcenim për Kosovën

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka shprehur drojën e tij për një sulm të ri në veri nga grupi terrorist, i cili u neutralizuar të dielën nga Policia e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se rigrupimi i atij grupi mund të jetë i rrezikshme për Kosovën.

“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Dugolli, që është edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se prezenca e njësive speciale të policisë në veri është e nevojshme.

“Nëse i’u kujtohet neve na patën kritikuar e qortuar, besa edhe na vënë sanksione padrejtësisht për shkak të prezencës së policisë në objekte edhe përreth objekteve komunale dhe në tërë kohën kemi thëne, po përsërisim e ripërsërisim se deri sa informacione të tilla, ka grupe të tilla të ardhura nga Serbia, gjithmonë prezenca e policisë e njësive të veçanta, e të specializuara është më se e domosdoshme që të mbretëroj paqja e siguri, rendi e ligji për gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejt në veri.

“Nga ato që kemi parë po na vërteton gjithnjë e më shumë vendimin e drejtë të institucioneve tona se rendi dhe ligji është i nevojshëm për qytetarët e Kosovës, prandaj duhet shtuar edhe prezenca e Policës edhe më shumë, për shkak se në ishim dëshmitar të atij sulmi terrorist të këtij formacioni ushtarak e policor të cilët e sfiduan shtetin e Kosovës”, ka thënë deputeti i VV-së.