Dueli i kandidatëve për stolin e Juves, mbyllet me barazim (VIDEO)

Simone Inzaghi dhe Sinisa Mihajlovic janë dy kandidatët kryesorë për stolin e Juventus-it pas largimit të Massimiliano Allegri-t.

Mbrëmjen e së hënës, dy ekipet e tyre Lazio dhe Bologna si për ironi të fatit kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të javës së 37-të të Serie A.

Sfida ka qenë spekakolare dhe ka përfunduar me barazimin 3-3. Një rezultat që nuk i bën punë Lazio-s, teksa Bologna luajti për të paktën një barazim për të siguruar mbijetesën në Serie A.

Ishte Correa i vendasve që shënoi golin e avantazht që në fillim të pjesës së parë, por Poli me Destron kanë përmbysur gjithçka pas pushimit.

Bastos ka barazuar rezultatin për vendasit përpara se Orsolini të rikthente avantazhin për Bologna-n.

Në minutën e 80’ Milinkovic-Savic ka shënuar golin e barazimit me një goditje të bukur dënimi.