Champions League

Dueli Gallatasaray  -Manchester United rrezikon të mos luhet

Përballja mes Gallatasarayt dhe Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve është në rrezik serioz për t’u shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Stamboll.

Reshjet e mëdha të shiut pritet të jenë prezente deri gjatë ditës së nesërme, duke rrezikuar seriozisht shndërrimin e terrenit sportiv në kushte jo të përshtatshme për zhvillimin e një ndeshje futbolli.

Në fushë u panë zyrtar të UEFA-së të cilët inspektuan fushën për të parë nëse janë kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje, por një gjë është e sigurt, reshjet e shiut nuk do të ndalen gjatë tërë natës.