Dudek thotë se Gerrardi duhet të jetë zëvendësuesi i Kloppit te Liverpooli

Steven Gerrard është kandidat kryesor dhe i vetëm për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin në pozitën e trajnerit të Liverpoolit, sipas ish portierit Jerzy Dudek.

Trajneri aktual i Liverpoolit së fundi bëri të ditur se atij mund t’i duhet një pushim kur t’i përfundojë kontrata me klubin anglez, në vitin 2022.

Pasi që e kishte parë ish bashkëlojtarin e tij t’i futet menjëherë karrierës si trajner me Rangers, Dudek deklaroi se Gerrard mund të jetë kandidati më i mirë për ta zëvendësuar Kloppin në “Anfield”.

“Kur unë isha në Liverpool së fundi, askush nuk e mbajti sekret faktin që Steven Gerrard është kandidati i vetëm dhe kryesor për ta zëvendësuar gjermanin kur t’i përfundojë karriera në Anfield”, shkroi Dudek në kolumnën e tij në Przeglad Sportowy.

“Të gjithë e dinë se herët apo vonë, kapiteni i mrekullueshëm do të kthehet”.

“Unë u habita që Steven shkoi të punojë si trajner kaq shpejt. Shumë prej bashkëlojtarëve të mi ose futbollistët e tjerë të botës patën nevojë për pak kohë para se të ktheheshin eventualisht në futboll”.

Pasi u pensionua si futbollist në fund të vitit 2016, me LA Galaxy, Gerrardi u emërua si trajner i të rinjve në Liverpool vitin vijues.

Pastaj, në qershor të vitit 2018, ish mesfushori anglez i Liverpoolit u emërua trajner i Rangers, ku e shijoi një sezon të suksesshëm debutues, duke u shpallur nënkampion në Premiershipin skocez.

loading…