Glastonbury 2024

Dua Lipa, Madonna dhe Coldplay do të jenë titullarët kryesor të festivalit “Glastonbury 2024”

Madonna , Dua Lipa dhe Coldplay do të jenë titullarët e Glastonbury vitin e ardhshëm, shkruan DailyMail.

Pas muajsh diskutimesh, është rënë dakord që të gjithë të shfaqen në skenën e Piramidës me famë botërore, me Madonna që mbyll festivalin me performancën në ditën e diel.

Sensacioni britanik i këngës, Dua Lipa do të jetë akti kryesor i së premtes dhe Coldplay do të luajë të shtunën.

Organizatorët thuhet se janë ‘të entuziazmuar’ me formacionin, i cili do të jetë hera e parë që dy artiste femra janë pjesëmarrëse në historinë e Glastonbury.

“Është formacioni i ëndrrave, një përzierje e shkëlqyer e muzikës së ndryshme dhe atmosferave të ndryshme. Pastaj, sigurisht, ju keni Madonna në natën finale, e cila do të jetë epike”, tha një burim.

Do të jetë hera e parë që Madonna, 65 vjeçe, do të performojë në festivalin, i cili mbahet në Worthy Farm, Somerset. Për Duan, 28 vjeçe, do të jetë paraqitja e saj e parë si kryesuese.

Në fillim të këtij viti ajo e gjeti veten të përfshirë në polemika pasi nuk arriti t’i bashkohej Sir Elton John në skenën e Glastonbury për duetin e tyre “Cold Heart”.

Fansat pretenduan se duhet të ketë pasur një mosmarrëveshje mes dyshes, megjithëse Dua këmbënguli se ajo ishte duke punuar në New York.

Coldplay ka qenë titullar katër herë më parë – në 2002, 2005, 2011 dhe 2016.

Glastonbury 2024 do të mbahet nga 26–30 qershor