Drogë nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia, dalin emrat e bandës që drejtohej nga shqiptarët
Një operacion në shkallë të gjerë është kryer mëngjesin e kësaj të premte në Itali, ku në pranga kanë rënë rreth 20 persona të një bande kriminale, shumica prej të cilëve shqiptarë.
Operacioni u krye në 4 rajone të Italisë, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias. Drogën grupi i strukturuar e trafikonte nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia.
Operacioni dhe hetimet për grupin kriminal kanë nisur që prej vitit 2016 ndërsa këtë të premte u angazhuan për kapjen e trafikantëve dhe dy helikopterë. Në krye të organizatës që trafikonte kokainë e heroinë ishin dy shqiptarë, Denis Bimi e Çlirim Tafili.
Emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Evelin”
1-Denis Bimi
2- Clirim Tafimi
3- Eqerem Bimi
4 -Elvin Tafili
5 -Basmir Sylja
6- Elvis Cafi
7 -Adriano Shabanaj
8 – Erlin Roci
9 -Bruno Aliu
10- Adem Cekorja,
11- Abjond Xheka
12- Emran Morina,
13- Agim Cafi
15- Andernes Tomorri
16- Franco Nardino
17- Raffaele Jacovone
18- Matteo Colapietra
19- Berardino D’Onofrio
20- Alessandro Ronzullo
21- Costel Blanarau