Duke folur në një event në Tokyo, Didier Drogba e ka cilësuar Frank Lampardin si futbollistin që ka mësuar më së shumti gjëra gjatë karrierës së tij.
Drogba dhe Lampard kanë luajtur së bashku për 8 vite në “Stamford Bridge” derisa kulmi i sukseseve u arrit në sezonin e fundit kur Chelsea mposhti Bayernin në finalen e Champions Leauges.
40 vjeçari ka pasur lëvdata për tashmë trajnerin e Derby Countyt, ndërsa zbuloi se Lampard kishte ndikim të madh në të.
“Është një futbollist që do ta vendos para të gjithëve për shkak se shumica e golave kanë ardhur nga ai, është Frank Lampard. Dhe sepse pas çdo seance stërvitore qëndronim në fushë për të praktikuar gjëra të reja, ndërsa ato që i bënim në ditët e kaluara kishin filluar të dukeshin shumë të lehta. Dhe kjo ishte mënyra sesi u përmirësuam duke e sfiduar njëri-tjetrin, kam mësur shumë nga ai”, tregoi Drogba.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë njoftoi tërheqjen nga futbolli javën e kaluar, teksa klubi i fundit në karrierën e pasur të tij, ishte Pheonix Rising që bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







