Kanë kaluar 12 vite nga ndeshja më skandaloze në botën e futbollit, ku Chelsea u eliminua nga Barcelona në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Këtë ditë se ka harruar ish-sulmuesi i Kombëtares së Bregut të Fildishtë, Didier Drogba.

Ish-lojtari i Chelseat ishte protagonisti kryesor në atë takim, pasi iu drejtua kamerave me fjalë fyese: “Kjo është një ndeshje m***, një turp i vërtetë”.

Drogba përmes rrjeteve sociale e ka kujtuar këtë ndeshje, duke thënë se ende është turp!