Didier Drogba gjatë kësaj jave e mori vendimin përfundimtar për t’u pensionuar nga futbolli, derisa në të ardhmen sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk e përjashton mundësinë të bëjë karrierë edhe si trajner.

40 vjeçari beson se të punuarit së bashku me trajnerë si Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti mund t’i ndihmojë shumë që të jetë i suksesshëm edhe në këtë drejtim.

Drogba luajti nën menaxhimin e trajnerit portugez dhe atij italian te Chelsea, derisa arriti ta fitojë Premier Leaguen me të dytë.

“Kam takuar shumë trajnerë në mënyrë që ta bëjë të mundshme këtë gjë, ata kanë pasur aftësi dhe qajse të ndryshme. Gjitashtu kam luajtur me futbollistë të mëdhenj që e kuptojnë lojën. Kur i keni Mourinhon apo Ancelottin në stol, dhe lojtarë si Lampard, Terry, Ballack dhe Cech, mëson shumë. Pse mos ta provojë eksperiencën si trajner? Besoj se do të isha i suksesshëm”, tha Drogba.

Ish sulmuesi i “The Blues” ka fituar 4 Premier League, 1 Champions League, teksa ishte vendimtar në finalen kundër Bayernit duke e shënuar golin që i siguroi Chelseat penalltitë, gjersa edhe aty shndërroi në gol penalltinë e fundit që i solli klubit lonidnez trofeun e vetëm të garës më të rëndësishme europiane.