Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa afër këtij suksesi është edhe Loriana Kuka, e cila ka arritur në finale.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës edhe njëherë është shprehur i lumtur për këtë sukses dhe me këtë rast ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar:
Një foto nga ekipi prej Tel Aviv!Atmosfera e mirë pas arritjes së Lorit në finale.
Loriana mposhti holandezen Ilona Lacassen, mandej rusen Aleksandra Babintseva medaliste e Botërorit si dhe në gjysmëfinale anglezen Natalie Powell.
Në finale me sllovenen Klara Apotekar. Loriana po i afrohet dita ditës kreut Botëror.







