Driton Kuka: Kampionet Olimpike janë vaksinuar me Astra Zeneca

Trajneri Driton Kuka ka shkruar në Facebook se ekipi i Judos që ka udhëtuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, janë vaksinuar me Astra Zeneca.

Tutje Kuka tha se duhet besuar shkenca e jo ndryshe.

“Para Lojërave Olimpike diku në korrik! Ekipi ynë është vakcinuar me Astra Zeneca. Shkencës duhet besuar e jo ndryshe!”, ka shkruar Kuka.

Ndryshe në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e kanë fituar Medaljen e Artë.