Drita zhvillon miqësore me klubin e njohur turk

Gjilanasit janë mposhtur në miqësoren e tyre të dytë në Antalya nga skuadra vendëse Antalyaspor me rezultat 1:2

Drita e ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese në fazën përgatitore, të cilën po e zhvillon në Turqi.

Kampionia aktuale e Kosovës është takuar me gjigantin e Superligës turke, Antalyaspor, nga e cila është mposhtur me rezultat 1:2.

Për Bardhekaltrit gol të bukur nga gjuajta e lirë ka shënuar Festim Krasniqi, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Siç njofton klubi gjilanas, kampionia do ta vazhdojë fazën përgatitore në Antalya edhe për disa ditë, ku është paraparë ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese në ditët në vijim.