Drita vazhdon me përforcime, konfirmon Drilon Islamin

Skuadra e Dritës ka vazhduar t’i prezantojë transferimet në skuadër për edicionin e ri.

Tashmë Dritës i është bashkuar edhe talenti Drilon Islami, i cili së fundmi ishte pjesë e klubit të Ferizajt të Bylbyl Sokolit.

Ditë më parë Drita ka prezantuar edhe dyshen e Llapit, Ilir Blakçori e Hamdi Namani.