Drita ka arritur fitoren e pestë me radhë në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit triumfuan 2:0 ndaj Dukagjinit, me takimin që u luajt në kuadër të xhiros së 16-të.

Serinë e golave për Dritën e hapi Besnik Krasniqi në minutën e 31-të të takimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, derisa ajo e dyta i takoi e gjitha Dritës.

Pas shumë rasteve të mira shënimi, Drita më në fund e gjeti golin e rehatisë në minutën e 89te, përmes Kastriot Selmanit.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 37 pikëve, nëntë më shumë se Malisheva në vendin e dytë.

Ndërkohë, Dukagjini mbetet i teti me 17 pikë të tubuara.