Drita rimerr kreun me fitoren e thellë ndaj Vushtrrisë

Drita ka mposhtur 5 me 1 Vushtrrinë në xhiron e tetë të Superligës për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Dy gola i realizoi Betim Haxhimusa, ndërsa nga një e realizuan Xhevdet Shabani e Lucas Cardozo. Ian realizoi një autogol.

Golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Matheusi.

Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Gjilani mposhti Flamurtarin 1 me 4 në Prishtinë.

Gerhard Progni realizoi dy gola, ndërsa nga një tjetër e shënuan Bedri Greca e Fiton Hajdari. Te Flamurtari shënoi Festim Krasniqi.

Tani Drita ka 17 pikë në pozitën e parë. Nga 17 pikë kanë edhe Llapi e Ballkani. Gjilani është i pesti me 15 pikë.

loading…