Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll
Drita ka shënuar fitore 2-1 ndaj Llapit në udhëtim duke bërë një përmbysje të madhe në rezultat.
Llapi kaloi në epërsi në minutën e 9′ me anë të Veliut, por kampionia aktuale u rikthye në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin Ajzeraj 58′ dhe autogolin e Januzit në minutën e 70′.
Në ndeshjen tjetër Drenica e mposhti Prishtinën me rezultat 1-0, derisa golin e vetëm për drenicakët e shënoi Fazliu në minutën e 60-të.
Më poshtë e keni tabelën e Superligës së Kosovës pas 10 xhirove të zhvilluara deri tani ku prinë Ballkani me 25 pikë.








