Drita publikon formacionin zyrtar, Gërbeshi dhe Shabani mungojnë për shkak të koronavirusit

Drita do të luajë sot pa Fidan Gërbeshin dhe Bujar Shabanin, të cilët janë vetizoluar me kërkesë të UEFA-s. 

Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në Covid-19, ndërsa Shabani u izolua për shkak të kontaktit me të.

Megjithatë, kualiteti është dukshëm në anën e ekipit bardhekaltër, andaj sot me të drejtë presim rezultat pozitiv nga skuadra gjilanase.

Ndeshja do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 18:00.

Më poshtë formacioni zyrtar i Dritës.