Formacionet

Drita pret Llapin në derbin e xhiros së 19-të, formacionet zyrtare

Drita është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Është derbi i kësaj jave pasi dy skuadrat janë në garë për titullin kampion dhe aktualisht ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 36 pikë të grumbulluara.

Fitorja është shumë e vlefshme si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe dy skuadrat kërkojnë pikët e plota për të t’iu afruar edhe më shumë liderit Ballkanit.

Të dy trajnerët si Zekirija Ramadani i Dritë ashtu edhe Tahir Batatina i Llapit në këtë duel janë futur me formacionet më të mirat.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Bejtullai, Thaqi, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Bl. Krasniqi.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Bekteshi, Jashari, Blakcori, Namani, Ramadani, Krasniqi, Musolli, Januzi, Hyseni.