Drita nuk ndalet, mposht edhe Trepçën ’89 në “Riza Lushta”

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e cila vazhdon të mbetet lidere e kampionatit.

Alidma u tregua i saktë, duke shndërruar në gol penalltinë e fituar nga Ilir Blakçori, i cili në zonë u ndal në mënyrë të palejueshme nga Pllana.

Me këtë triumf, Drita ka 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që është i dyti dhe katër më shumë se Prishtina që zë vendin e tretë.