Drita nuk i ndalë përforcimet, prezanton futbollistin ganez

Skuadrat kosovare po vazhdojnë prezantimin e përforcimeve për edicion in e ri, shkruan Demokracia.com.

Padyshim njëra nga skuadrat më aktive është Drita e cila përveçqë po përgatitet për ndeshjet ndërkombëtare në Conference League ajo po punon fortë edhe për krijimin e një skuadre për kampionatin vendor.

Gjilanasit sot kanë prezantuar mbrojtësin nga Gana, Ekow Mills i cili vjen pas një aventure një vjeçare në Spanjë.

Welcome Ekow Mills

Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeqare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.

Ekoë Mills luan ne rolin e qendermbrojtësit dhe eshte 19 vjeçar i lindur në Ghana, ndersa vjen tek ne pas një përvoje 1 vjeçare në Spanjë, ndërsa formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje ne accra te FC Storm Academy.

Ekoë do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanelën e DRITËS”, ka shkruar FC Drita në Facebook.