Drita njofton për mbledhjen e mbajtur në UEFA: Është shtyrë vendimi për ndeshjen e anuluar ndaj Linfield

UEFA ka shtyrë vendimin për ndeshjen e pezulluar para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Linfield.

Kampioni i Kosovës ishte gati ta luante finalen e raundit para-eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit të Irlandës së Veriut, Linfied.

Megjithatë, pas testimit të ekipit për herë të dytë për testet e Covid-19, mesfushori Hamdi Namani rezultoi pozitiv dhe ekipi gjilanas u detyrua të karantinohet.

Pas karantinimit, UEFA vendosi ta anulojë ndeshjen e paraparë dhe Drita u rikthye në Kosovës në pritje të vendimit se kur do të zhvillohet ndeshja.

Tani faqja zyrtare e Dritës ka njoftuar se vendimi është shtyrë dhe ka kaluar në një instancë tjetër.