Skuadra e Dritës ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Legias.

Mbrojtësi Hasan Gomda bëri një ndërhyrje, me ç’rast ishte lojtari i fundit dhe u ndëshkua direkt me të kuq.

Fillimisht, gjyqtari e ndëshkoi me të verdhë – por pas rishikimit të VAR, Gomda mori të kuqin në minutën e 30’të.Ai e përjetoi shumë keq dhe e la fushën në lot.