Drita me mund të madh kalon tutje në Kupën e Kosovës
Dritës i janë dashur vazhdimet për të kaluar në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës në futboll.
Drita triumfoi 1:0 ndaj Drenasit. Golin e fitores e shënoi Hamdi Namani në minutën e 97-të.
Edhe Ferizajt i janë dashur vazhdimet për të kaluar tutje në Kupën e Kosovës.
Ferizaj mposhti 2:0 Flamurtarin.
Po ashtu në 1/8 e finales janë kualifikuar sot edhe Dukagjini, Arbëria e KEK-u.