Drita kërkon këndelljen, Dukagjini për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës, por me objektiva të ndryshme, me Dritën që kërkon titullin dhe Dukagjinin daljen në Evropë.

Pas humbje nga 89-shi, vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, në anën tjetër klinasit kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Jashari, Namani, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.

Dukagjini: Muhaxhiri, Hugo, Basriu, Dallku, Kuci, Khomutov, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, Januzi.