Drita ka kaluar në avantazh përballë skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Deçiq.

Sulmuesi Marko Simonovski shënoi golin e avantazhit në minutën e 79-të. Rezultati pas 80 minutave, Drita – Deçiq, është 2:1.

Nënkampionia e Kosovës e kërkoi me ngulmim golin, derisa e gjeti atë nëpërmjet Simonovskit, që u asistua për mrekulli nga Arbnor Muja.

Ndërkohë, kapiteni i Deçiqit, Gjonatan Dreshaj, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 80-të pas ndërhyrjes së ashpër në asistuesin e golit të dytë, Mujën.