Drita ia merr edhe një yll Llapit, nënshkruan me Namanin

Pas Ilir Blakçorit, Drita të premten ka zyrtarizuar edhe një lojtar të Llapit nga Podujeva.

Ish-kampionia e Kosovës ka firmosur me Hamdi Namanin, që për shumë vite ishte prej lojtarëve kryesorë të skuadrës llapjane.

Drita në edicionin e fundit ishte larg trofeve, por ka pretendime më të mëdha për edicionin e ardhshëm të garave.