Drita ia bën “sefte” merkatos dimërore, zyrtarizon futbollistin ganez

Drita ka njoftuar zyrtarisht për huazimin e futbollistit ganez Raddy Ovouka, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Anamorava.

Ovouka do të debutojë sot me fanellën e tre herë kampionëve të Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj ekipit sllovak, MFK Tatran, e cila luhet në Antalia të Turqisë.

Raddy është 23-vjeçar dhe luan si mbrojtës i majtë. Së fundmi ka qenë pjesë e ligës amerikane USL Championship te skuadra Neë Mexico United.