FC Drita ka njoftuar se i ka nxjerrë në shitje sot biletat për ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Ligës së Konferencës ndaj Legia Varshavës.

Klubi i vetëm kosovar që ka mbetur në garat evropiane ka zbuluar se biletat mund të blihen tek pika e shitjes, e cila është vendosur te Teatri i Qytetit në Gjilan, ndërsa në ditën e ndeshjes ato do të mund të blihen edhe në pikat e shitjes në Prishtinë tek stadiumi “Fadil Vokrri” nga ora 12:00.

Çmimet e biletave janë: 5 euro në Lindje, 10 euro në Perëndim dhe 20 euro në zonën VIP.