Drita fiton ndaj Besës

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat 3:1, duke marrë përkohësisht kreun e tabelës.

Dy gola u shënuan nga Xhevdet Shabani e një nga Bujar Shabani, ndërsa për Besën realizoi Hajdini.

Me këtë fitore skuadra e Nuhiut merr vendin e parë me 47 pikë të grumbulluara.