Drita fiton derbin ndaj Llapit, Feronikeli ndalet nga Flamurtari

Flamurtari ka ndalur Feronikelin ndërsa Drita dhe Drenica kanë mposhtur Llapin, respektivisht Vushtrrinë.

Janë zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kosovës.

Në kryeqytet, skuadra e Flamurtarit ka luajtur barazim 2-2 me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Skuadra e drejtuar nga Agim Sopi, golin e barazimit e arriti në minutën e 95’ të ndeshjes.

Në Gjilan, Drita ka fituar derbin kundër Llapit, me rezultat 2-0.

Ndërsa, në ‘Bajram Aliu’, Drenica ka mposhtur 3:0 Vushtrrinë.