Drita

Drita, Feronikeli e Gjilani arkëtojnë pikët e plota

Kanë përfunduar tri ndeshje të xhiros së 13 në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita shënoi fitore bindëse në udhëtim te Besa, derisa shënuan edhe Feronikeli e Gjilani.

“Intelektualët” e mposhtën Besën me rezultat prej 4 me 1. Për ekipin mysafir nga dy gola shënuan Haxhimusa e Fazliu.

Derisa golin e vetëm për Besën e shënoi Krasniqi.

Feronikeli shënoi fitore minimale në shtëpi ndaj Arbërisë. Golin e vetëm e shënoi Dobiqaj në minutën e 43 të ndeshjes.

E edhe Gjilani shënoi fitore minimale prej 1 me 0 ndaj Drenicës. Ishte Nikaq ai që ia siguroi pikët e plota vendasve.

Tabela aktuale është kjo:

Image