Drita ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi e ka eliminuat Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 0:0 derisa edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk prodhuan gola çka fituesi u desh të përcaktohet nga penalltitë.
Nga pika e bardhë më me fat ishin futbollistët e Dritës që shënuan fitore me rezultat 4:3 dhe në këtë mënyrë vazhduan tutje në këtë garë që dërgon në UEFA League. /Ballkani.info







