Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion.

Në ndeshjen e xhiros së 29-të, ”Intelektualët” shënuan fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-0.

Të dy golat për skuadrën gjakover i shënoi futbollisti Veton Tusha.

Drita vazhdon të jetë lidere e tabelës, ku me këtë fitore shkon në kuotën e 63 pikëve.

Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara.

Në takimin tjetër Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1:0.