Baras pa gola ka përfunduar përballja mes Dritës dhe Prishtinës në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

Të martën janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera, me Drenicën që ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit. Në xhiron e 12-të, Drenica arriti një fitore minimale ndaj Feronikelit, me autogolin e shënuar nga Argjend Malaj në minutën e 90-të.

Në të njëjtën kohë, pas tri humbjeve rresht, Llapi u këndell duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5:0 në xhiron e 12-të. Edon Aliu realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Adonis Aliu, Elvis Prenci e Muhamet Hyseni.

Me rezultatet e së martës, kjo është tabela e Superligës:

Image