Drita e mposht Flamurtarin, Liria dhe Ferizaj ndahen baras

Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës, Drita e ka zgjatur në katër ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme, pasi e mposhti 0-1 Flamurtarin të martën në Prishtinë.

Pas një fillimi ë vështirë të mbrojtjes së titullit në Ipko Superligë, skuadra nga Gjilani e arriti edhe një fitore të madhe në udhëtim duke e mundur skuadrën nga kryeqyteti në stadiumin “Xhemajl Ibishi”.

Endrit Krasniqi me golin e tij në minutën e 25-të i solli Dritës fitoren e katërt në katër ndeshjet e fundit në ligë.

Drita tani grumbullon 22 pikë në vendin e katërt në renditje, katër më pak se lideri Feronikeli, por dy ndeshje më shumë të luajtura.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të javës së 13-të të zhvilluar sot, Liria u ndal me barazim pa gola nga Ferizaj në Prizren.

Ferizaj dhe Liria zënë dy vendet e parafundit në renditje, me 11 dhe 10 pikë respektivisht.